FC DRITA – KAMPION 🏆
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i ndërtuar me përkushtim, disiplinë dhe vizion të qartë. Sot, Gjilani shpallet zyrtarisht kryeqyteti i sportit, duke treguar se suksesi lind aty ku ka unitet. FC Drita na ka bërë krenarë, duke ngritur lart flamurin bardhekaltër me meritë të plotë.
Ky titull është rezultat i një pune të palodhur nga lojtarët, stafi teknik dhe mbështetja e pandërprerë e tifozëve të zjarrtë. Fitorja nuk është vetëm sportive, ajo është kulturore, qytetare dhe shpirtërore. Gjilani sot feston me zemër të madhe dhe me sytë nga e ardhmja!
Urime për çdo gjilanas që e ndjeu këtë rrugëtim si pjesë të vetëvetes!
Lavdi kampionëve që na përfaqësuan me dinjitet në çdo ndeshje! Gjilani meriton shumë më shumë!
Urime Flamur e Valon për të gjitha që i jepni futbollit, qytetit e krejt Kosovës!