Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka uruar ekipin e FC Dritës para sfidës së rëndësishme që klubi gjilanas e zhvillon sonte në Luksemburg.
Në një reagim publik, Ismajli ka shprehur mbështetjen e tij për bardhekaltrit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj përballjeje.
“Dita e historisë! Hajde djema…”, ka shkruar ai, duke u bërë thirrje lojtarëve të japin maksimumin në fushë për të bërë krenar qytetin dhe gjithë tifozët gjilanas.
FC Drita sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, me synimin për të shkruar një kapitull të ri në futbollin kosovar.