Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ish-nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka uruar qytetarët me mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëqenieje.
Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, duke shpresuar që festa të sjellë lumturi, harmoni dhe begati në çdo familje.
Postimi:
Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve musliman, ju uroj agjërim të pranuar nga i madhi Zot, duke iu hapur dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e mbaruan këtë obligim më përkushtim e devotshmëri.
Njëkohësisht, urime Fitër Bajramin për ju dhe familjet tuaja, duke u lutur që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo besimtari! Gjithashtu, Fitër Bajrami le të shënojë një moment vetëdijësimi për respektimin e vlerave dhe dinjitetit njerëzor për paqe, tolerancë, mirëkuptim, dashuri e adhurim.
Arbër R. Ismajli