Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vazhduar vizitat e tij në terren, duke u takuar me qytetarët e Cërnicës.
Ismajli vlerësoi mikpritjen dhe vullnetin për ndryshim të banorëve, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve është tregues i qartë se rruga drejt një qeverisjeje të re për Gjilanin ka nisur.
Statusi i plotë:
Mikpritje fantastike në ambientin e kandidatit tonë Fitim Musliut,
Nder i veçantë të jem në Cërnicë, në konakun e Fitim Musliut, kandidatit tonë në listën për Asamble Komunale.
✅ Fitim Musliu është një djalë jashtëzakonshëm i qytetit, njeri i përkushtuar ndaj së mirës publike dhe njohës i veçantë i profesionit të tij.
Mikpritja e familjes Musliu dhe vullneti për ndryshim i qytetarëve të Cërnicës tregojnë qartë se ndryshimi ka nisur dhe se besimi për një qeverisje të re po rritet çdo ditë.
🙏🏼Faleminderit nga zemra për përkrahjen, për idetë, për guximin që po na e jepni!
Cërnica do të ketë zërin e vet të fuqishëm në Asamble Komunale dhe bashkë me Fitimin do ta jetësojmë vizionin për Gjilanin e ri.
Faleminderit familja Musliu dhe Cërnica.
🤝🏽Jemi bashkë në betejën tonë për bashkëqytetarët.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113