Të dashur qytetarë,
U ndjeva shumë i lumtur që pata mundësinë të vizitoj Albradio në Zvicër🎙️.
Me 25 punonjës dhe 3 vite aktivitet, ata kanë arritur të mbulojnë 80% të territorit të Zvicrës dhe janë një dritare e rëndësishme për bashkimin dhe promovimin e vlerave tona.
Atmosfera aty ishte e ngrohtë dhe shumë profesionale.
Pashë se sa përkushtim ka çdo punonjës për t’i informuar qytetarët tanë shqiptarë dhe për të krijuar programe që na lidhin me vendin tonë.
U ndjeva sikur isha në Gjilanin tim, mes njerëzve që duan të kontribuojnë për mërgatën tonë.
Do të shohim edhe mundësitë të cilat janë në dispozicion që antenat shpërndarëse të kësaj radioje të jenë edhe në rrjetin tonë nacional dhe t’ju ofrojmë edhe mbështetje financiare, në mënyrë që të interferojnë në skema programore për gjeneratat e reja në Zvicër, ku do të mundeshim të kontribuojmë edhe në largimin e mundësisë së asimilimit dhe rritjen e shtimin e dashnisë për Kosovën tonë.
Vizita më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është të kemi një lidhje të ngushtë me diasporën.
Në qeverisjen tonë të ardhshme lokale, do të funksionalizojmë Zyrën për Diasporën, një vend ku të gjithë ata që duan të ndihmojnë dhe kontribuojnë, do të kenë hapësirën për të bërë këtë.
Faleminderit shumë për z. Premtim Sermaxhaj si ideatori dhe themeluesi i Albradio.
Njëkohësisht, ju jam thëllësisht mirënjohës për mikpritjen dhe punën tuaj të jashtëzakonshme.
Bashkë me diasporën, do të punojmë që Gjilani të bëhet një qytet i mundësive për të gjithë!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#BashkePerGjilan
#ArberIsmajli #113