Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vazhduar vizitat në bizneset dhe komunitetet e qytetit, duke vlerësuar potencialin lokal dhe duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të bizneseve gjilanase si motor për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Statusi i plotë:
Një tjetër takim i frytshëm në “Grid Group”
Dita e mirë fillon me vizitën në Fabrikën “Grid Group”, e cila drejtohet nga z. Visar Alidema.
🙌🏼Kjo kompani merret me prodhimin e materialeve për ndërtimtari dhe rrjeta fasaduese, duke dëshmuar se edhe nga Gjilani mund të lindin produkte cilësore që shkojnë përtej kufijve tanë.
“Grid Group” ka qenë ambasador i qytetit dhe i Republikës sonë në skenën ndërkombëtare, duke prezantuar produktet e veta inovative në panairin prestigjioz New York Build në SHBA.
🤝🏽Ky është një sukses që na bën të gjithëve krenarë.
Bizneset e tilla gjilanase janë siguria më e madhe se Gjilani ka kapacitet, vizion dhe njerëz punëtorë që mund ta kthejnë qytetin tonë në qendër të zhvillimit dhe inovacionit.
Bashkë me ta, ne do ta bëjmë Gjilanin histori e storje suksesi për të cilin do të krenohemi të gjithë.
✅ Gjilani jonë ka kapacitet, ka dije, ka potencial e ka profesionistë që i dalin ballë zhvillimit dhe rindërtimit të vizionit për Gjilanin e ri.
🙏🏼Faleminderit Visar për mikpritjen e ngrohtë dhe zotohem para jush që qeverisja e ardhshme do të jetë pranë politikave të mirëfillta për zhvillimin e bizneseve tona, në çdo orë, e në çdo çast!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113