Super takim me një ekip jashtëzakonisht fantastike,
Në vazhdën e mbështetjes së madhe nga qytetarët dhe bizneset tona, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Latif Maliqin, vizituam kompaninë “Eksimor Group” në Malishevë, një biznes që me punë, përkushtim dhe vizion të qartë ka arritur të ndërtojë një histori suksesi.
✅Me mbi 300 të punësuar dhe eksportuesi i vitit 2024, Eksimori na bënë krenar jo vetëm si Gjilan, por edhe si Republikë.
Pamë nga afër se si profesionalizmi dhe cilësia bëhen standard i përditshëm, dhe jo vetëm synim.
🙌🏼”Eksimor Group” është një prej atyre bizneseve që nuk ndalen asnjëherë, por, zgjerohen, investojnë dhe krijojnë vende të reja pune, duke dëshmuar se zhvillimi i vërtetë vjen nga puna e ndershme dhe nga besimi në aftësitë tona vendore.
🙏🏼Falënderim i sinqertë për drejtuesit e kompanisë për pritjen dhe për modelin që po japin me suksesin e tyre.
Ky është një lloj biznesi që duam ta shohim kudo si të organizuar, të përgjegjshëm dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë gjilanase.
Bizneset si “Eksimor Group” janë partnerë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe ne do të jemi pranë tyre, për t’i mbështetur e për t’i ndihmuar të rriten edhe më shumë.
🫶🏻Faleminderit shumë pronarëve, Ridvan, Nijazi dhe Naser Ismaili dhe të gjithë punëtorëve të Eksimorit për punën e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e parezervë në misionin tonë për Gjilanin e ri!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113