Me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, Sami Ahmeti, Burim Elezi dhe Bedri Ajeti, patëm kënaqësinë të vizitojmë fabrikën për prodhimin e kubëzave të betonit “3EGroup”, të udhëhequr nga z. Rexhep Kadriu.
🙌🏼Ishte një mundësi e shkëlqyer të shikonim nga afër punën, pasionin dhe profesionalizmin që qëndron pas çdo kubëze të prodhuar.
Ky biznes përdor teknologjinë më moderne dhe prodhon kubëza me cilësi dhe qëndrueshmëri të lartë, të domosdoshme për parkingje, trotuare dhe hapësira të tjera publike e private.
Bashkë me ekipin tonë, diskutuam mbi mënyrat se si mund të mbështesim më tej zhvillimin e bizneseve të Gjilanit dhe infrastrukturën e qytetit.
🙏🏼Faleminderit z. Kadriu për pritjen dhe për ndarjen e përvojës suaj me ne.
Si qeveri e ardhshme lokale, ju premtojmë se do të jemi pranë çdo biznesi në komunën tonë, duke ofruar mbështetje dhe duke krijuar mundësi të arta për zhvillim dhe punësim.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113