Bashkë me kryetarin e nëndegës së LDK-së në Pogragjë, z. Qamil Rexhepi dhe kandidatët për Anëtarë të Kuvendit, z. Arbër Hasani dhe znj. Drenushë Maloku Bejtullahu, ishte kënaqësi të vizitojmë fermerët e përkushtuar të fshatit Pogragjë, z. Kushtrim Rexhep Aliu, z. Bedri Rexhepi dhe z. Ardian Xhemaili, të cilët me punën e tyre të jashtëzakonshme po japin shembullin e veçantë se si bujqësia është njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës sonë.
Bashkë me ta diskutuam për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Pogragjë, duke u zotuar se do të jemi gjithmonë afër tyre për t’i mbështetur në rritjen e prodhimit, modernizimin dhe gjetjen e tregut. Unë jam i bindur se me një qeverisje të përgjegjshme, bujqësia në Gjilan do të marrë përkrahjen që e meriton, sepse investimi tek fermerët tanë është investim në zhvillimin ekonomik të Gjilanit.
Një falënderim i veçantë për mikëpritjen dhe për angazhimin tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kësaj veprimtarie me të cilën ndërtojmë themelet e një ekonomie të qëndrueshme për e mirëqenien e familje tona.
Bashkë 👓, për fitore!