Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim me Forumin e Gruas të LDK-së, ku ka vlerësuar rolin e grave si forcë udhëheqëse dhe thelbësore në zhvillimin e qytetit.
Ismajli ka theksuar se në qeverisjen e ardhshme të LDK-së, zëri i gruas do të dëgjohet fuqishëm dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme në vendimmarrje, duke premtuar më shumë mundësi punësimi, përkrahje për bizneset e udhëhequra nga gratë dhe përfshirje aktive në jetën publike.
Statusi i plotë:
Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në mesin e Forumit të Gruas, me gra të jashtëzakonshme që janë forca, zemra dhe fryma e çdo ndryshimi në qytetin e Gjilanit.
🙌🏼Ishte një takim plot vullnet, sinqeritet dhe ide të qarta për të ardhmen e Gjilanit.
Gratë tona janë udhëheqëset e qytetit tonë.
✨Me vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë, ato po dëshmojnë se zhvillimi i qytetit fillon me përfshirjen e plotë të grave në çdo fushë të jetës publike e institucionale.
🗣️ Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme.
Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim, përkrahje për bizneset e udhëhequra nga gratë, trajnime profesionale dhe përfshirje aktive direkte në vendimmarrje.
🙏🏼Faleminderit çdo gruaje që po e mban gjallë këtë frymë të madhe të fitores që po vjen me 12 tetor.
Së bashku, me guxim dhe me zemër të hapur, do ta ndërtojmë Gjilanin e ri shumë modern, Gjilanin me llogaridhënie të plotë dhe Gjilanin i cili përfaqëson rolin e gruas si asnjëherë më parë
🫶🏼Faleminderit shumë për përkrahjen dhe konsideratën!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113









