Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, pas vizitës në Zhegër, Nasalë dhe gjithë Karadakun, ka theksuar atmosferën entuziaste dhe mbështetjen e madhe të qytetarëve të kësaj ane.
Ismajli u shpreh se vullneti organizativ i banorëve i ka dhënë forcë shtesë ekipit të tij, duke theksuar se bashkë me qytetarët po i hapin rrugë ndryshimit dhe vizionit për një Gjilan të ri.
Statusi i plotë:
Zhegra, Nasala dhe tërë Karadaku, qytetarët e kësaj pjese na e mbushën zemrën me krenari.
✨Atmosfera ishte e zjarrtë, dhe vullneti juaj organizativ na dha fuqi të madhe!
Së bashku po i hapim rrugë ndryshimit që të gjithë e presim për jetësimin e Gjilanit të ri.
🙏🏼Faleminderit shumë për besimin!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113