Arbër Ismajli ka prezantuar premtimet e tij kryesore për fshatin Velekincë, duke vënë theks të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e kushteve arsimore dhe krijimin e hapësirave rekreative për komunitetin.
Ndër projektet e paralajmëruara janë ndërtimi i aneksit të shkollës që do të shërbejë si kopsht për fëmijët, krijimi i një parku qendror përballë shkollës, ndërtimi i një këndi lojërash dhe investime të tjera që synojnë rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Velekincës.