Jemi te prirur që gjithmonë të arsyetohemi se ëdhtë vetëm fillimi, e gabimet edhe mund të ndodhin dhe janë të pranueshme. Por, po harrojmë që Kuvendi Komunal i Gjilanit është çertifikuar ne dhjetor të vitit të kaluar, e edhepse kanë kaluar pesë muaj që atëherë, nuk kemi as drejtorë të emëruar, nuk e kemi as Komitetin për Politikë dhe Financa funksional, njejtë sikurse asnjë komitet tjetër.
Që nga sot, ka filluar konstituimi i tyre, por që në fillim, u panë skenaret dhe parapërgatitjet e pushtetit, për të marrë gjithçka në duartë e veta.
Kjo ndodhi sot në mbledhjen konstituive të Komitetit për Shërbime Publike, ku na u deshtë të prisnim 35 minuta, sepse prezent nuk ishte pikërisht personi i pazareve të LDK-së, që më vonë gjatë mbledhjes edhe u propozua për kryesuese të komitetit, Antigona Kqiku. Madje pati arsyetime nga më të ndryshmet nga ana e kryesueses së Kuvendit Shpresa Kurteshi-Emini, e cila fillimisht tha se ka një tjetër takim me një tjetër komitetit, i thirrur poashtu në të njejtën kohë, gjithashtu përgënjeshtroi se është arritur pajtueshmëri me LVV-në sa i përket udhëheqjes proporcionale të komiteteve, gjë që nuk është aspak e vërtetë, ndërsa në fund tha se është praktikë e saj që mbledhjet konstituive ti mbajë me të gjithë anëtarët.
Natyrisht që unë si përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje! shpreha pakënaqesinë time në lidhje me gjithë këtë skenar dhe votova kundër, por gjithashtu e pyeta kryesuesen e Kuvendit, se çfarë do të ndodhte nëse unë do të mungoja në këtë takim, a do ta mbanin mbledhjen a po jo?
Më tha që është e drejtë e secilit të marrë vendim çfarë të bëjë, por mesa u pa sot, kjo e drejtë nuk i takon përfaqësuesve të pushtetit, prezenca e të cilëve është e obligueshme, kur bëhet fjalë për “grabitje” të pozitave.
Ky gjest sot, dëshmoi edhe njëherë seriozitetin që kjo qeverisje ka, ndaj përgjegjësisë që atyre u takon në raport me qytetarët e Gjilanit.
Arbëresha Kryeziu Hyseni : Kjo Qeverisje dëshmoi sot edhe njëherë seriozitetin qe ka ndaj qytetareve “grabitjen”të pozitave
Ndani këtë artikull