Në seancën e mujit të kaluar, e pata një pyetje për drejtorin e Shërbimeve Publike, për të cilën pyetje mora një përgjigjje krejtësisht sipërfaqësore. Pyetja ime kishte të bënte me një shtyllë elektrike që ndodhet tek rrethi afër Drini Market, e që ka muaj të tërë, që është pothuajse e shtrirë për toke. Pavarësisht që paraqet rrezik për kalimtarët, ajo shtyllë akoma edhe sot gjendet pikërisht aty. Arsyetimi i drejtorit ishte, që nuk kemi kompani që e bënë mirëmbajtjen e ndricimit në qytet, sepse kemi dy kompani njëra për qytet tjetra për fshatra, e ajo e qytetit nuk është kontraktuar sepse ndodhet në OSHP. Kaq! Nuk pati asnjë sqarim më tepër. Mirëpo, në fakt kjo cështje mund të sqarohet shumë më shumë se vetëm kaq. Prandaj, kisha dashur fillimisht ta përmirësojë drejtorin e Shërbimeve Publike, sepse para një muaji, kjo lëndë nuk ka qenë në OSHP, sepse mesa duket është tentuar të gjendet një marëveshje “mirëkuptuese” ndërmjet disa prej palëve, që tenderi ti jepet një kompanie tek e cila do të mund të gjenit gjuhë të përbashkët. Kjo lëndë ka shkuar në OSHP më 12 korrik, ndërsa e gjejmë në web faqe zyrtare, tek më 23 korrik. Po e bëjë vetëm një elaborim të shkurtër, para se me ardhë tek pyetjet. Më 26 shkurt të këtij viti është publikuar tenderi për Sanimin e Ndricimit Publik në qytetin e Gjilanit. Më 14 mars, ofertat në këtë tender i dorezuan 8 kompani: 1. Termomontimi SHPK, Prishtine 99,900 2. Elektromontues, Prishtine 102,567, 80 3. NTP Toni Goni, Gjilan 57,053,31 4. Viva Print, Gjilan 79,308,14 5. NNP Toni,Malisheve 79,556,20 6. Kastro, Gjilan 54,812,34 7. Elektra, Rogocice 159,573,90 8. Grupi I operatoreve ekonomik:EL-Bau, EingCom, LimonStaneci, Gjilan 181,796,40 Në bazë të ofertave te kompanive, janë përzgjedhur katër me cmimin më të ulët me këtë radhitje: KASTRO, TONI GONI, VIVA PRINT dhe TONI. Më 11 maj, nëpërmjet letrës standarde jane njoftuar se fituesi i tenderit është Viva Print. Pas kërkesës për të pasur qasje në dosjen e fituesit, është parë që Viva Print nuk i ka plotësuar kriteret e tenderit, si psh, nuk ka pasur inxhinier profesional, i ka munguar shoferi i kategorise C, i ka munguar kamioni me mbi 20 kubik dhe nuk ka qene e pajisur me rimorkio speciale për transportin e shtyllave. Pas ankesave të njëres kompani konkuruese, më 8 qershor, është dhënë njoftimi për anulimin e dhënies së tenderit. Pyetja ime këtu, para se me vazhdu tutje, është: Pasi të shpallet fituesi, ekziston një afat ligjor për ankesa. Në momentin që kemi vetëm një ankesë prej një operatori, a i bie që në këtë rast kemi një beteje në mes të fituesit dhe parashtruesit të ankesës, sepse kompanite tjera qe nuk ankohen, pajtohen me zgjedhjen e fituesit.DMTH loja tash a luhet në mes këtyre dy palëve, a po hyn në lojë një palë e tretë? Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, është bërë një lojë, në të cilën me sa duket po dalin të jenë të përfshirë shumë persona. Kanë filluar të qarkullojnë fjalët që me anë të një marrëveshje të brendshme, fituesi i tenderit është kompania EL-BAU, cmimi i së cilës na del të jetë sa dyfishi e bile edhe më i larte, se i Viva Printi dhe kompanisw tjetër TONI që ka parashtruar ankesën gjatë fazës së parë. Pyetja tjetër këtu është: Si ka mundësi që El-Bau, e cila ishte kompania e 8 konkuruese, me cmimin më të lartë, të fitojë tenderin, kur ne momentin qe I eshte dhene Viva Printit dhe eshte ankuar vetem kompania TONI, cdo kompani tjeter perjashtohet nga gara? Më 28 qershor jane njoftuar dy kompanite, që njera nuk i ka përmbushë kriteret për shkak të mungesës së kapacitetit teknik, që mesa duket ka qenë vetëm arsyetim, sepse po të kishte ekzistu në të vërtetë, do të njoftohej qysh në fillim dhe nuk do të kualifikohej si kompani e përgjegjshme dhe tjetrën si të pasuksesshme, e që është Viva Printi. Pra, tani na del që janë dy kompani të pakënaqura dhe që kanë parashtruar ankesë deri edhe në OSHP, e që janë Viva Print dhe Toni. Pyetje tjetër e imja është: Pse nuk i është dhënë që në fillim tenderi kompanisë EL-BAU? Si ka mundësi që një tender sic është ai i Sanimit të Ndricimit Publik, ti jepet një kompanie me cmim prej 181,796 dhe jo kompanise qe e ka përgjysme më të lirë cmimin? Pse është pritë kaq gjatë faza e rivlerësimit? Pse nuk është bërë rivlerësimi në kohën e duhur, por është pritur emërimi i shefit të prokurimit, e më pastaj qysh të nesërmen është filluar me procedurat për shqyrtimin e lëndës? A nuk ka pranuar Jehona Hyseni, si autoritet kontraktues të nënshkruaj, një tender me kaq shumë parregullësi, a po pse? Dhe kur jemi te shefi i prokurimit, zoteri Izet Kurteshi, a e ka kualifikimin e duhur për të udhëhequr me Prokurimin dhe a e ka licencën për punën që ai e bënë? Sepse e dijmë që prokurimi na del të jetë njëri nga dikasterët më me rëndësi në Komunë, por ajo që realisht ndodhë, është që vazhdueshëm kemi eksperienca të dëmshme për komunën, me personat që emërohen në krye të Proku
Arbëresha Kryeziu Hyseni vazhdueshëm kemi eksperienca te dëmshme për komunën!
Ndani këtë artikull