Dua të ndajë më ju shqetësimin tim lidhur me gjendjen e mjerueshme të shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi”, në fshatinn Uglar. Kushtet ne të cilat gjendet kjo shkollë janë nën cdo standardi të mundshëm që ekziston, prandaj edhe është e tmerrueshme të mendohet që 120 fëmijë, vijojnë cdo ditë mësimet nen keto kushte.
Mungesa e ngrohjes qendrore, mungesa e rrethojës së shkollës, dritaret e vjetëra dhe të dëmtuara, inventari I stër-shkatërruar, janë vetëm disa nga kërkesat që kjo shkollë ka, e si pasojë e të cilave, cdo ditë ballafaqohen me vështirësi dhe probleme të mëdha në ofrimin e një mësimi sa më kualitativ dhe cilësor.
Pas vizitës që I kam bërë kësaj shkolle më 7 shkurt të këtij viti dhe pas kontakteve të vazhdueshme me drejtorinë, kemi rënë dakord që publikisht sot para jush, të kërkojmë ndihmë, për një shkollë fillore, e cila gjendet në një fshat 7km larg qytetit, në një shkollë fillore komplet të harruar nga cdo qeverisje lokale të komunës tonë, në një shkollë fillore ku nuk mbahet mend të jetë investuar.
Mungesa e ngrohjes qendrore, paraqet probleme serioze për mbarëvajtjen e mësimit, sidomos orëve të para të stinës së dimrit, ku është e pamundur të qëndrohet në klasë për shkak të tymit që shkaktohet nga stufat e vjetra që kjo shkollë ka. Pavarësisht se ka pasur premtime të shumta për instalimin e ngrohjeve qendrore, një projekt I tillë ka mbetur vetëm në letër diku në zyret e projekteve të komunës, sepse deri më sot nuk është jetësuar asnjëherë.
Mungesa e rrethojës së shkollës është një tjetër problem mjaft shqetësues dhe serioz.
Kjo shkollë, në vitin 1984 kur edhe është ndërtuar ka pasur rrethojën e vet, ndërsa është turp të mendohet që sot, në vitin 2018, askush nuk e vë nëpër mendje rrezikun që I kanoset nxënësve të kësaj shkollë nga frekuentimi I shpeshtë I qenëve endacak, e mos të flasim për kafshët të cilat pothuajse pjesën më të madhe të kullosës së tyre e kalojnë pikërisht në oborrin e shkollës.
FOTO
Mungesa e rrufepritësit gjithashtu konnsiderohet si shqetësuese, duke pasur parasysh pozitën dhe lokacionin në të cilin gjendet shkolla, e që shpeshë ndodhë të goditet nga rrufetë. Nga goditja e fundit e rrufesë më 11 shtator 2017, janë djegur të gjitha paisjet elektrike. Që nga ajo ditë, drejtoria e kësaj shkolle nuk ka kompjuter funksional, nuk ka shtypes, nuk ka aparat fotokopjues dhe për cdo shkresë apo kërkesë që nevojitet, duhet ta bëje në ambiente private jashta shkollës.
Gjithashtu, është konstatuar se shkolla ka nevojë edhe për ndërrimin e inventarit, I cili pos që është amortizuar, në mesin e tyre akoma gjenden banka të vitit 1984, kur edhe është furnizuar për herë të parë. Përfshirë këtu edhe dyshemenë, e cila është tepër e vjetëruar dhe mbajtja e pastërtisë është shumë e vështirë, si pasojë e shkatërrimit të saj.
Drejtori I kësaj shkollë Agim Saqipi, vazhdimisht ka dërguar kërkesa në adresë të Drejtorisë së Arsimit, në ate kohë drejtoreshës Shqipe Kastrati-Haziri, nga e cila as edhe një të vetmen herë nuk ka marrë përgjigjje. Është injoruar vazhdimisht edhe nga përgjegjësit financiar të komunës, sa herë që ka pasur nevojë për mjete, me c’rast është detyruar që nga të ardhurat vetanake, të paguajë karburantët e një qytetari që në mënyrë vullnetare ka shprehur dëshirën ta mbushë oborrin e shkollës me dhe.
Me sa duket, pas shumë tentativave, më në fund ka arritur të vëjë kontakt me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së Arsimit Majlinda Hoxha, e cila besojë që tashmë është në dijeni për gjendjen në të cilën gjendet kjo shkollë dhe masat që duhet marrë në ofrimin e kushteve optimale. Ndërkaq, të njejtën kërkesë drejtori I shkollës e ka dërguar edhe në adresë të kryetarit të Komunës, por pavarësisht se I është thënë që më 18 prill do të marre një përgjigjje, këtë përgjigjje nuk e ka marrë akoma as sot.
Unë, si banore e këtij fshati dhe si përfaqësuese e këtij fshati në Kuvendin Komunal, I bëjë thirrje kryetarit të komunës Lutfi Haziri dhe drejtoreshës së Arsimit Majlinda Hoxha, që ta marrin seriozisht kërkesën e drejtorit të shkollës. Sepse shohim vazhdimisht nëpër raporte të ndryshme për investime të shumta që bëhen nëpër shkollat e fshatrave, por asnjëherë nuk rastisim në një innvestim të tillë në shkollën fillore të fshatit Uglar. Është me të vërtetë për tu ardhur keq, që kaq shumë gjenerata kanë dalë nga ky fshat, e asnjëra prej tyre të mos ketë një kujtim të mirë, të një pamje të bukur në shkollë.
Prandaj, në emër të drejtorit të kësaj shkolle, kolektivit të mësimdhënësve dhe nnxënësve si dhe nnë emër të të gjithë banorëve të fshatit Uglar, ju lus të mos e shfrytëzoni fshatin tonë vetëm për mbledhje të votave gjatë fushatës, por ti jepni atë që I takon, njejtë sic po I ofroni fshatrave të tjera.