Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, të mërkuren përmbylli suksesshëm garën e brendshme të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga Gjilani, brenda subjektit Lëvizja Vetëvendosje.
Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka votuar duke e bërë që ajo të jetë kandidatja me më së shumti vota.
Kujtojmë që në zgjedhjet e tetorit 2019, zonja Kryeziu-Hyseni ishte edhe e preferuara e gjilanasve. Ne mesin e të gjithë kandidatëve në nivel të të gjitha partive, ishte deputetja më e votuar në Komunën e Gjilani.