Lajm i hidhur për Gjilanin. Mbrëmjen e djeshme na paska lënë doktori i njohur Nisret Hajrullahu.
Është e pamundur një familje gjilanase të mos ketë një eksperiencë të mirë me doktorin. Ashtu siç patëm edhe familja jonë, të tilla të shumta.
Por, pavarësisht shërbimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm me pacientë, do të mbahet në mend edhe për periudhën e pandemisë dhe menagjimin e jashtëzakonshëm të situatës, kur edhe ishte drejtor i Spitalit të Gjilanit.
Më lejoni ti shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë qytetarëve.
Prehu në paqe doktor.