SC Gjilani dhe KF Llapi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, në kuadër të kampionatit të Superligës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ishte më kërkuese gjatë ndeshjes, duke ushtruar presion dhe duke synuar fitoren para tifozëve të saj. Përpjekjet e kuqebardhëve u konkretizuan me një supergol të Ardian Limanit, i cili realizoi me një goditje të bukur volej, duke i dhënë epërsinë Gjilanit.
Kur vendasit po i afroheshin fitores, mbrojtësi i Llapit, Arbnor Aliu, shënoi në minutën e 87-të, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke ia mohuar Gjilanit tri pikët.
Me këtë barazim, SC Gjilani shkon në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Llapi vazhdon të renditet në pozitën e nëntë, duke thelluar shqetësimet për shkak të rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit.










