Me ane te ketij postimi po shpreh keqardhjen e reagimit tim ne afekt, duke u kerkuar falje te gjithe atyre qe jane prekur nga sjellja ime e djeshme.
Raportet me simpatizuesit e te gjitha klubeve ku kam punuar, gjithmone i kam pasur te mira dhe korrekte, duke i konsideruar tifozet si nje komponente te rendesishme te lojes dhe atmosferes ne ekipe.
Vazhdoj te besoj fuqishem qe sjelljet jo-sportive nga individe te caktual nuk personifikohen me “Skifterat” dhe me dashurine e tyre te pakompromis per klubin.
“Skifterat”, vazhdojne te me motivojne mua dhe ekipen, dhe i falenderoj per perkrahjen ne çdo kohe qe po na japin.