Ndeshja e javës së 31-të ishte ndeshja e 300-të jubilare për kapiteni e FC Dritës Ard Limani shkruan Radio Star.
Ard Limani ka zhvilluar 300 ndeshje zyrtare me Fc Dritën në të gjitha kompeticionet.
Ndryshe, FC Drita sot e ka mposhtur Ferizajin me rezultat 3 me 0 në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës me golat e realizuar nga Ardit Tahiri, Kastriot Selmani dhe Marko Simonovski.
Skuadra gjilanase e kryeson renditjen tabelare me 63 pikë.