Tashmë ka nisur ardhja e mërgimtarëve dhe menjëherë vërehet gjallëria, zhurma e të rinjve që frekuentojnë pjesët më të mira të qytetit, thjesht Gjilani duket më ndryshe sepse në mesin e saj janë ata që për shumë vite mbajnë gjallë jetën shpirtërore, ekonomike, kulturore e sportive në Gjilan.
Ardhja e mërgimtarëve e ka ngjallur jetën në çdo fushë të qytetit të Gjilanit. Kudo sheh mërgimtar teksa vizitojnë të afërmit e tyre, rritet frekuentimi i minimarketeve të mëdha, shtohet trafiku, shtohen aktivitetet, rritet zhurma e mirë që lënë pas të rinjtë e të rejat e shumta.
Ndërkohë Komuna e Gjilanit pritet të bëjë publike kalendarin e aktiviteteve të shumta të parapara për mërgimtarët këtë vit