Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente ka shkëputur një fragment nga shkrimtari Faik Konica për të satirizuar ndaj saj.
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me fytyrë të kuqe si piper t’Ohrit”, është pjesa që ka shkëputur Kastrati.
Ai ka fshirë postimin nga profili i tij në Facebook pas kritikave të shumta që mori se përdori gjuhë balliste ndaj presidentes Osmani.