Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pas kritikave të ashpra që iu adresuan për postimin ku fyente Vjosa Osmanin.
Kastrati në postimin e tij mundohet të arsyetohet duke thënë se s’ka qenë duke e parë seancën për presidentin, e as që e ka pasur me Osmanin apo me Graincën, transmeton Ballkani.info.
Ai madje thotë se posa ka hyrë në facebook, por në të vërtetë Kastrati ka qenë në facebook edhe para një ore kur e fshiu postimin që nxiti reagime të mëdha.
“As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa”, ka shkruar Kastrati.
Postimi:
Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale. Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa. Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste. Me ngadal mos beni turr! Per ceshtje politike kur dua te reagoj i permendi me emer e mbiemer, qysh i kam permend gjithe!
Tani hapni syte ju qe paskeni marre turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices me poshte, nga i cili kam nxjerre ate tekst fjale per fjale i cili ska te bej me politiken aktuale, por thjeshte eshte reference ne satiren e Konices.
Ja me poshte linku i tekstit:
https://www.radiandradi.com/abdullahu-yne-cbehet-satire…/
Naten e mire!