Pas dorëheqjes nga posti i trajnerit, Ardian Nuhiu ka shprehur mirënjohje për periudhën e kaluar në krye të skuadrës. Ai ka falënderuar kryesinë e klubit për besimin dhe bashkëpunimin, ndërsa një falënderim të veçantë ia ka dedikuar tifozëve për mbështetjen e vazhdueshme.