Sot, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani.
Në këtë takim, është diskutuar çështja e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçanërisht lidhur me lirinë e lëvizjes, që vazhdon të jetë një problem i përhershëm për qytetarët.
Deputeti Aliu, i cili vetë ka përjetuar pengesat në pikën kufitare të Muçibabës, theksoi nevojën për zgjidhje të shpejta dhe efikase, duke demonstruar angazhimin e tij të palëkundur për të drejtat dhe mirëqenien e shqiptarëve të këtij rajoni.
Shkrimi i plotë:
Mirëprita sot deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Luan Aliu, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, një zë i fuqishëm për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës 🇦🇱. Diskutuam çështje të rëndësishme për rajonin tonë, duke përfshirë lirinë e lëvizjes, një problem i përhershëm për qytetarët tanë. Deputeti Aliu përjetoi vetë vonesat dhe pengesat në pikën kufitare të Muçibabës 🚧, duke nënvizuar nevojën për zgjidhje të shpejta dhe efikase.
Angazhimi i tij i palëkundur për të drejtat dhe mirëqenien e shqiptarëve të Luginës është një motiv për të punuar më shumë në bashkëpunim të ngushtë për zgjidhjen e sfidave tona 🇽🇰🤝.