Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Preshevës ishte thirrur sot për të shkarkuar kryetaren e qytetit, Ardita Sinanin.
Sinani madje kishte kërkuar që kjo seancë të shtyhej, për shkak të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.
Megjithatë, Kuvendi u mbajt, por shkarkimi i Sinanit u kundërshtua.
Ajo zgjodhi Facebookun për të falendëruar përkrahësit.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mergatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës” ka shkruar ajo.