Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është prononcuar përmes një postimi pas zgjedhjes së Shaip Kamberit deputet republikan
Postimi i zonjës Sinani:
U munduan ta ndalin nga lartë dhe poshtë.
U përpoqën ta zëvëndësojnë me një politikë më të përshtatshme.
Nuk ia dolën.
Pati përkrahjen e shumicës absolute të popullit të tij.
Pati mbështetjen e shtetit të Kosovës dhe të shqiptarëve gjithandej.
Deputeti që na bëri krenar me punën e tij.
Deputeti që sonte u rimandatua për të folur dhe vepruar në emrin e Luginës në Beograd.
Ai është Shaip Kamberi.
Urime kryetar.
Degradimi i politikës shqiptare në Luginë nuk kalon!
Vazhdojmë bashkë