Në përmbyllje të fushatës për mandatin e saj të dytë, kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardita Ukshini, ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje dhe motivimi për të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhe.
Ukshini theksoi se kjo fushatë, përveç sfidave dhe lodhjes, i ka dhuruar diçka shumë më të madhe dashurinë, besimin dhe përkrahjen e sinqertë të qytetarëve.
“Kjo fushatë për mandatin e dytë më dha diçka shumë më të madhe se lodhja – më dha dashurinë, besimin dhe përkrahjen tuaj të sinqertë,” shkroi ajo.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 5 në listën e AAK-së, duke theksuar rëndësinë e çdo vote për vazhdimin e punës dhe përfaqësimit të ndershëm.
“Ju ftoj nga zemra: Dilni dhe votoni numrin 5 në listën e AAK-së. Faleminderit për çdo gjë. Me zemër, gjithmonë me ju,” përfundon mesazhi i saj.