Ardita Ukshini ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën politike lokale, duke u bërë femra më e votuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan.
Me këtë rezultat, Ukshini jo vetëm që konfirmon mbështetjen e fortë që gëzon nga elektorati, por gjithashtu shënon një arritje historike si femra më e votuar ndonjëherë në degën e AAK-së në Gjilan.
Në një reagim pas shpalljes së rezultateve, ajo shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë proces:
“Kur në garë hyn me shpirt e zemër, fitorja nuk të befason – veç e vërteton besimin! Faleminderit krejt juve që më besuat për mandatin e dytë! Ky besim i merituar flet më shumë se çdo fjalë tjetër. Gjilan, ju dua me zemër!”
Ky rezultat e përforcon rolin e saj si një ndër figurat më përfaqësuese të AAK-së në Gjilan, duke dëshmuar përkushtimin dhe lidhjen e ngushtë me qytetarët e saj.