Sot kam kënaqësinë të prezantoj znj. Ardita Ukshini, kandidatja më e votuar në mesin e grave në zgjedhjet e kaluara lokale, në kuadër të listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ardita rikandidon për Kuvendin Komunal të Gjilanit me vullnetin dhe përkushtimin për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve. Gjatë mandatit të saj të kaluar, ajo ka dëshmuar angazhim të vazhdueshëm për çështjet që prekin komunitetin, me theks të veçantë në fuqizimin e vajzave dhe grave, mbështetjen e familjeve dhe ndërtimin e një Gjilani më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë njerëzve.
Zëri i saj do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në mbrojtje të interesit publik dhe të barazisë në vendimmarrje.
I urojmë suksese në këtë garë të rëndësishme!