Analisti i njohur, Arian Konomi, njihet në përgjithësi për paraqitjet televizive, përfshirë edhe punën ndër vite me shkrime të shumta.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ndërsa ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij.
Ai ka rrëfyer kohën e luftës në Kosovë, teksa atëherë kishte punuar si gazetar për një media italiane.
Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata student me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë”, është shprehur ai.
Tutje Konomi shtoi: “Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi te një familje tek Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai mes lotësh”.
Po ashtu, Konomi ka përmendur se shkrimin e parë ndërkombëtarë e kishte bërë pikërisht për UÇK-në.