Sot gjatë seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan, paraqita para opinionit të gjerë Padinë e ngritun për Shpifje sipas Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes Nr.02/L-065 ndaj Kushtrim Kadriut në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Fjala ime sot në Kuvend, megjihëse jo e përfunduar deri në fund shkaku i ndërprerjes.
Personi në fjalë shpifë i hatruar ndaj meje dhe AKR-ës , shkaku është marrëveshja jonë me Kryetarin Alban Hyseni për Zyrën për Luginë që nga atërher pa kursyer asnjë mjet, më atakon pa ndalë me tendencë të më ulë reputacionin, krediblititetin në shoqëri. Shpifja, fyerja dhe denigrimi i figurave publike është një vepër tipike e manifestimit dhe karakterit të paditurit, i cili karakterizohet me përhapje të informacioneve me fakte të rreme për të cilat e dinë se nuk janë të vërteta por të krijuara nga mendja e tij, i cili i përhap ato me qëllim që të dëmtoj dinjitetin, nderin dhe personalitetin e atij ndaj të cilit i drejtohen.
Veprimtaria ime është e ditme anekënd qytetit tonë se qysh e tek veproj, përkundër Kushtrimit i shëndrruar në një palaqo i shfrytëzuar nga grupe informale me qëllim të të njollosjes së figurave publike për qëllime të interesit nga ndonjë palë e pakënaqun ta damtojë palën tjetër, e ka ulë imazhin e tij në publik aq thell sa që çdo fjalë e tij smirret për serioze më askund. Andaj unë i bëj thirrje të reflektoj të këndellet, mos te lejoj edhe më tutje këtë degratim të tij personal dhe të familjes tij për të cilat edhe ka vlera kombëtare, duhet kujdes dhe njëkohësishtë ta nderoj vetvetën dhe të tjerët. Ne i kemi treguar që të pavërtetave, shpifjeve nuk i nënshtrohemi e aq ma pak unë, andaj edhe në gjykat kemi depunu mbi 30 fakte e dëshmi të tija për këto tre muaj, dhe gjykimi do të bëhet me prezenc të publikut dhe do të jetë transparent mbi krejt ecurin e tij. Kjo do të jetë një mësim për të për jetën, se nuk bën të bësh deklarime të rreme dhe shpifje në adresë të dikujtë vetëm pse ke ndërtu një narracion personal mbi një çështje sipas dëshirave tua personale për dikë.
Me këto deklarata të rreme ka vënë në lajthitje edhe shumë gazeta të shkruara, e portale në nivel vendi, këtë shpërndarje në të gjitha mediat, tregon një fakt se dikush i qëndron mbrapa si sponzor, përndryshe do të ishte e pamundër në forcat e tija ti përballonte të gjitha këto shpenzime i padituri Kushtrim.
Ju jam faleminderues përjetësishtë të gjithë juve që më qëndroni afër dhe më mbështetni në rrugëtimin tim, megjithëse gjatë kësaj faze jeni ndjerë të shqetësuar edhe ju me këto deklarata të rreme e të vazhdueshme kaq gjatë.