Letër publike z. Uran Ismailit – ministër i shëndetësisë në qeverinë e republikës së Kosovës
I nderuari ministër z. Ismaili, po ju shkruaj si një qytetar i komunës në të cilën për 6 muaj kemi 5 raste të gripit të derrit, grip i cili bêri që 3 qytetar të komunës tonë të ndërrojnë jetë derisa edhe dy qytetar tjerë, një mësimdhënëse dhe një ndërmarrës i njohur gjilanas janë në fazën e fundit gjegjësisht gjendje tejet kritike.
Kërkoj nga ju zotri ministër pasiqë institucionet komunale po mundohen t’i fshehin këto raste duke i paraqitur si vdekje të rëndomta derisa paria e komunës në anën tjetër shfrytëzon varrimet tjera siç ishte ajo e viktimës nga kamioni në qendër të qytetit dhe djaloshin e masakruar në Zvicërr që u varros në Gjilan por e njejta pari i kamuflon rastet fatale nga epidemia e gripit të derrit që ditë për ditë po i mbyt gjilanasit të cilët duket se janë larg vëmendjes së institucioneve komunale por lutemi që e njejta të mos ndodhë me institucionet e nivelit qendror.
Z. Ministër po ju shkruaj letër publike edhe në cilësinë e një bashkëqytetari ku familjarisht keni trashêguar kujtime të mira nga qyteti i juaj i lindjes dhe i disa brezave të familjes tuaj të mirënjohur për gjilanasit e vjetër.
Pra, juve ju bjen që për gjilanasit të përkujdeseni dy herë më shumë!
Fjala është e juaja z. ministër por ju lus të mos vonoheni shumë sepse çdo vonesë e juaja nënkupton qindra mijëra qytetar të ekspozuar nga GRIPI I DERRIT por jo edhe staf mjekësor sepse ata sillen vërdallë me mjete mbrojtëse por pacientët janë në mëshirën e fatit.