SC Gjilani pas problemeve që kishte para fillimit të sezonit, ku ishte në pikëpyetje se a do të jetë pjesëmarrëse në kampionatin e Kosovës, duket se kadal dal po e merr vetën pas afrimit të pronarëve të rinj.
Barazimi me Prishtinën në shtëpi ishte një nisje e mirë për skuadrën gjilanase.
Për këtë pati meritë portieri i ri gjilanas Aridon Bllaca, i cili shmangu gola të sigurt, pikërisht pritjet e tija u vlersuan lartë nga të gjithë, SC Gjilani dje zhvilloi ndeshjën me juniorët e saj dhe arriti të marrë barazim të merituar por që mund të ketë rrëmbyer edhe tri pikët e plota, fati i mungoi skuadrës gjilanase pasi VAR-i ia anuloi një golë në pjesën e dytë.
Bllaca në disa tentime të skuadrës së Prishtinës, reagoi më së miri, duke mbajtur portën e tij të paprekur, paraqitia e tij ishte fantastike dhe në shumë formacione të javës ai u shpall portieri i javës./Radio Star/