Janë tejkaluar të hyrat të planifikuara në kuotën 196%, apo 883,540.71 euro më shumë pêr vitin 2023 në Drejtoratin për Urbanizëm, Planifikim e Mbrojtje të Mjedisit.
Ali Arifi, drejtor për Urbanizëm, Planifikim e Mbrojtje të Mjedisit, tha se derisa kishin planifikuar tê hyra 920 mijë euro, kanë realizuar 1. 803. 540.71 euro.
“Kemi shënuar rekord të të hyrave në DUPMM”, tha Arifi.
Sipas tij më 2023 pati edhe tejkalim të kërkesave të trajtuara në kuotën 210.6%.
Ai tregon se ishin 811 akte më shumë të punuara, se sa që janë pranuar gjatë tërë vitit 2023 ( kërkesa të grumbulluara gjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021).
Ali Arifi, theksoi se vendime për lejimin e ndërtimit apo leje ndërtimore ishin 116.
Vendime për dhënie të certifikatës së legalizinit ishin 497.
Ndërsa vendime për lejimin e rrënimit apo leje rrënimi ishin 17.
“Derisa të hyra nga lejet ndërtimore më 2022 ishin 450. 777. 94 euro, më 2023 kemi realizuar të hyra 1. 588.520.88, kurse kishim planifikuar vetëm 800 mijë euro”, tha Arifi.
Drejtori për Urbanizëm, Planifikim e Mbrojtje të Mjedisit tha se tê hyra nga legalizimet më 2022 janë realizuar të hyra në vlerë 543,.210.30 euro.
Sipas tij krahasuar me vitin paraprak ka pasur rritje të të hyrave prej 1. 260.330.41 euro më shumë e që shprehur në përqindje është 332.
“Trendi i rritjes së përformancës vazhdon edhe në vitin 2024”, tha Arifi.
Drejtori i DUPMM-së shtoi se në tremujorin e parë të vitit 2024 prap kanë shënuar tejkalim të të hyrave, ku në tremujorin e parë të vitit 2024, në kuotën, përafërsisht 130%.