Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se 2 mijë e 300 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në këtë komunë, raporton Gazeta Express.
Në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka thënë se ata kanë mundësi të zgjedhin nga disa lloje të vaksinave.
Tek ne është një situatë më ndryshe nëse e krahasojmë me Kosovën për shkak se kemi mundsinë të zgjedhim vaksina. 2 mijë e 300 persona janë vaksinuar deri tani, andaj edhe unë kam pasur mundësinë të vaksinohem”, ka thënë ai.
Arifi ka thënë se shqiptarët në këtë komunë nuk kanë dyshime në marrjen e vaksinave dhe se Serbia nuk i ka diskriminuar në vaksinim.
“S’ka shqiptar që dyshon në vaksina. Deri tani ne nuk kemi parë një krahasim nga vendet tjera në Serbi që na duket se jemi të diskriminuar dhe kjo na vie shumë interesant”, ka deklaruar ai.
Tutje Arifi ka thënë se shqiptarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë mund ta marrin vaksinën nëse janë të pajisur me dokumentacionet e duhura, ndërsa kosovarët që nuk janë të regjistruar në këtë komunë nuk mund ta marrin atë./Express/