Flurim Arifi nga PDK-ja e Gjilanit ka thënë se, padyshim që formimit të Ushtrisë së Kosovës, në veçanti iu kanë gëzuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash veteranë të luftës, të cilët pas dëshmorëve të kombit, janë të parët kontribuuesit më të mëdhenj dhe themeli i ushtrisë sonë.
“Duke qenë koshient për këtë fakt, unë me bashkëpunëtorë e mi nga dega e PDK-se në Gjilan, me këtë rast bëmë një vizitë në selinë e Organizatës Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me ç’rast u pritëm me ngrohtësi nga U.d. i kryetarit të kësaj shoqate. Milazim Miftari po ashtu me bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Arifi.
Ai shtoi se vlerat e UÇK-së janë të shenjta dhe si të tilla kemi obligim partiak, qytetarë e kombëtar, t’i ruajmë e ti kultivojmë, mbi bazën e të cilave duhet parë dhe ndërtuar Ushtrinë e Kosovës.
Përndryshe, Arifi, është kandidati i pari që ka shprehur publikisht ambiciet e tij për kryetar të Degës së PDK-së në Gjilan, subjekt ky që do të kalojë nëpër zgjedhjet e brendshme partiake për t’i zgjedhur strukturat e reja drejtuese.