Deputetja Arijeta Rexhepi është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave Deputete, në seancën e mbajtur sot.
Rexhepi, e cila është në mandatin e saj të katërt si deputete, gjatë angazhimit të saj politik ka trajtuar çështje që lidhen me arsimin, drejtësinë sociale dhe barazinë gjinore.
Në këtë detyrë të re, ajo pritet të angazhohet në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet grave deputete, avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave në Kuvend.
Me rastin e zgjedhjes së saj, Rexhepit i janë uruar suksese në ushtrimin e detyrës së re dhe bashkëpunim të frytshëm në përmbushjen e përgjegjësive të saj.










