Çmimi më i lartë për arkitekturën për këtë vit i është dhënë Ilir Poroshticës, i njohur në vendin tonë si njëri prej analizatorëve të shumë objekteve më me emër, ndër to dhe projektimi i Resortit “Planet”, nga ku ka arritur ta rrëmbejë çmimin si projekti më i mirë i ndërtesave të Agrikulturës. Asociacioni i arkitekteve të Kosovës në mbrëmjen e mbajtur të Bienales së Arkitekturës e cilësoi si projektin më të mirë projektin, të cilin e ka realizuar Ilir Poroshtica Resort “Planet”, i vlerësuar nga juria vendore dhe ndërkombëtare si: Filippo Innocenti (Përfaqësues nga zyra Zaha Hadid), Gonca Pasolar, Armend Vokshi, Martin Panovski, Vlora Navazaki, Bujar Demjaha dhe Binak Beqaj.
RESORT PLANET
Restorant Planeti është hapur në shtator të vitit 2003 …nëse kthejmë kokën në Retrospektivë vërejmë se koncepti i ndërtimit dhe i shijes në përgjithësi është gati se po ai i njëjti që ka qenë dikur, ku kryesisht janë përdorur materiale si : druri, tulla, gurë etj. kryesisht të ricikluara si dhe ushqime gati se të harruara e të cilat janë rikthyer në PLANET në një strukturë moderrne dhe shumë atraktive.
PLNAETI sot më nuk i takon vetëm Kosovës por gjithë Ballkanit në përgjithësi pasi janë të shumtë vizitorët në numër që vijnë gjithandej për t’a shijuar si vend… Toka ku është vendosur Kompleksi Planet dikur nuk ishte asgjë tjetër pos një Tokë ku kultivoheshin lakrat, ku në rastin më te mirë punonte një familje 4 anëtaresh …
PLANETI sot ka mbi 160 punëtorë të rregullt ndërsa në sezonin turistik numri punëtoreve arrin deri 250 …pra thënë shkurt nga një vend hiqi, ky vend sot llogaritet vend Kulti që vizitohet nga mijëra vizitorë në vit…
PLANETI si objekt në vetvete pasqyron: mendimin pozitiv, strategjinë dhe ëndërrat për të bërë diçka nga asgjëja, guximin, shpresën e shumëçka tjetër që vizitorët tanë përjetojnë çdo ditë, orë e çast… Nga emri mundemi ta kuptojmë se emri PLANET pasqyron diçka të madhe siç është toka andaj edhe KOMPLEKSI PLANET një ditë do të jetë edhe më i madh se kaq, sepse tani jemi në fazën e parë të ëndrrës sonë…
ARKITEKTURA… Për nga ndërtimi arkitektural PLANETI prek majat e bukurisë përrallore që ofron …bashkëtrezimi i drurit, gurit dhe tullave është një kombinim i jashtëzakonshëm që ofron si objekt …s’është me e bukura !? Shumica e materialeve që janë përdorur në objekt janë materiale të ricikluara (zakonisht të shtëpive nëpër malësi të ndryshme, kryesisht të Gollakut e Karadakut, por jo vetëm)… Shtëpitë e lëna bosh nëpër malësi janë një fenomen jo i vogël nëpër Kosovë, pikërisht PLANETI kontraktoi pronarët e tyre dhe me ato materiale ndërtoi Restorantin PLANET…Këto materiale nuk janë thjeshtë të bukura në dukje, por ato përmbajnë një energji shpirtërore sepse siç e dimë druri në vetvete thith energjinë e njeriut dhe e ruan atë për shumë shekuj …pikërisht është kjo mrekulli që shijohet në PLANET. Çdo vizitorë ndjenë sikur është në shtëpinë e vet dhe është pikërisht kjo energji që përçohet nga këto materiale te njerëzit… Gurët të cilët janë përdorur janë gurë kryesisht të ricikluar te bazamenteve të shtëpive të ndryshme … Në PLANET janë përdorur metoda strikte “primitive” për të muratuar gurët, tullat dhe drurët e ndryshëm dhe gjatë gjithë procesit të ndërtimit gjithçka janë përdorur vetëm vegla dore mekanike…Gurët janë murosur në dy mënyra:
1). Gurët e definuar janë pikërisht ata gurë të cilët janë gdhendur dhe kryesisht i është përdorur faqja apo pjesa më e rrafshët e tij, duke lënë përshtypjen e një simetrie të barabartë në mes njeri-tjetrin dhe një definim vizuel konkret për shikuesin nga jashtë …
2). Gurët e çrregullt – janë përdorur në pjesë të madhe të objektit aspak “simetrik” në raport me njëri-tjetrin… Guret e çrregullt janë bukuria e vërtetë e PLANETIT, sepse pasqyronë thjeshtësinë primitive të njerëzve që kanë jetuar dikur neper shtëpitë e tyre…Tek muratimi i gurëve në mënyrë të çrregullt nuk janë përzgjedhur faqet apo pjesët më të mira, por ashtu siç ka qenë guri ashtu është vendosur në pozicion të murit çfarëdo qoftë ajo… Gurët zëne një vend të konsiderueshëm të objektit për afro 45% në tërësi… Gurët jenë përdorur në mënyrë mjeshtërore edhe tek dritarja e madhe në objekt, ku pjesët anësore të saj janë tërësisht të çrregullta në raport me vizualitetin e praktikës arkitekturore, pra arkitekti në fjalë shpreh imagjinatën dhe tejkalon standardet e një sistemi standard që ofron archikad apo shkollimi profesional shkollor …ai kujdesshëm tejkalon standardet dhe ofron diçka unike që shijohet tek PLANETI… Gurët janë përdorur me një mjeshtëri të madhe si në eksterier po ashtu edhe ne interier duke u kombinuar në një kompozim të jashtëzakonshëm mes tullave dhe drunjve…
Drurët…Drurët janë përdoru kryesisht në variante të shtëpive shumë të vjetra të konceptit Ballkanik me indikacione të qarta Otomane … Drurët kryesisht i gjejmë në pjesët tavanore të objektit, të cilat sherbejne si një eksterier perfekt duke modifikuar sistemin e ventilimit dhe klimatizimit në përgjithësi. Pra Arkitekti pos që ka përdorur si “baze tavani” të objektit, ai mjeshtërisht fsheh nën të sistemin e ventilimit dhe klimatizimit duke qenë kështu shumë atraktiv pre klientin tonë …Drurët janë të përmasave nga më të ndryshmet të renduar në mënyre asimetrike dhe të padefinuar në mënyre precize mes njëri-tjetrit … Drunjtë më të veçantë janë ata drunjtë që i njeh arkitektura e vjetër me emrin QUPRIA…
Qupriat në të kaluarën janë përdorur kryesisht si shtylla bazike e një tavani të një shtëpie …Qupriat për nga dimensionet janë kryesisht të gjata 6-10 metra dhe janë më të trashë e më të fortë se drunjtë e zakonshëm…Qupriat në të kaluarën janë punuar kryesisht nga mjeshtërit më të veçantë të kohës …Në PLANET kemi 4 QUPRIA të vendosura në objekt… Qupria tek ne njihet edhe me emrin e Direkut… Një ndër gjërat shumë të bukura në PLANET është ruajtja e identitetit të drunjëve: shembull në një dru shkruan : shpia Hasan Begut, në një tjetër (QUPRI –PUNUE 1824) etj. Drunjtë janë pjesë e pandashme e interierit ku janë përdorur kryesisht drunjtë e palosur dhe gjysmë të fshehur nëpër muratime të tullave në mënyre vertikale dhe horizontale dhe disa variante shumë të vjetra dekorative orientale ku në forme katërkëndëshi të pozicionuar në formë jo të drejtë pasqyrojnë një shije shumë të vjetër …
Tullat janë përdorur në variantin më të vjetër që njeh teknika e të murosurit me tulla …Tullat janë të murosura në mënyrën më të thjeshtë duke mos u stilizuar dhe detajuar hapësirat mes vete …Tullat janë kryesisht materiale të ricikluara dhe te ripërpunuara nga objektet e vjetra …po ashtu edhe tulla është përdorur si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme…
Kulmet janë kryesisht të thjeshtë nga jashtë dhe të pangarkuar me detaje apo dekoracione të kulmareve t ndryshme …janë përdorur kryesisht dy skema kulmare : dy dhe katërujorë… Ballkonet e vegjël të dalë paksa jashtë me shtylla druri i japin objektit një shije shumë të veçantë për vizitorët, sepse janë pikërisht ballkone të përrallave të Hajdit apo Kësulëkuqes që ne si fëmijë i kemi ëndërruar…
Ndriçimi i objektit është më se i veçantë ku për abazhurë janë përdorur kryesisht drunjtë dhe “gypa uji” po ashtu materiale të ricikluara ku lëshojnë një ndriçim të ndjeshëm dhe shumë të butë, njëkohësisht shumë relaksues për klientët tanë..
Tualetet , wc-et apo xhirizët… Ne kohë të vjetra nëpër shtëpitë Ballkanike nuk janë quajtur Tualete apo WC, por ato janë quajtur Hamamxhike (vendi ku janë larë) dhe Xhiriz (wc). Arkitekti në këtë rast shpreh imagjinatën e tij pikërisht në planet ri sjell Tualetet në formë XHIRIZI duke e bërë ndarjen e tualeteve në një variant krejt të thjeshtë mes vete vetëm me anë të dërrasave të thjeshta …
Klientët tanë çdo ditë mrekullohen me PLANETIN, por me Xhirizet (tualetet) tona magjepsen dhe ju ngelet shumë gjatë në kujtesën e tyre…
Ambientet e zyrave, kuzhinës, depove furnizuese etj. janë në variantin më të mirë të mundshëm në raport me pozicionin gjeografik të vendit ku ndodhet Resort Planet…/Radio Star/
Fabula vazhdon…