Rini gjilanase,
Sot më është konfirmuar se në mandatin e ardhshëm katër vjeçarë, do të jem nënkryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), në nivel nacional. Përkushtimi në punë, vullneti për ti shërbyer të rinjve, bashkëpunimi me strukturat e AAK-së në nivel lokal, janë shtytësit kryesor që sot ARK dega në Gjilan të përfaqësohet në nivel nacional me pozitën e nënkryetarit dhe tre anëtar të kryesisë. Sikurse nga dega e Dardanës dy antare të kryesis.
Skaneri më i mirë e më i saktë i gjendjes ekonomike e politike, shëndetësore e infrastrukturore, arsimore e kulturore, janë të rinjtë. Rinia është ajo që lëvizë gjërat, nxitë procese e debate, dhe prodhon zgjidhje. Aleanca i jep hapësirë të mjaftueshme rinisë, jo duke i marrë në gjirin e saj si fuqi teknike ne kampanja elektorale, por duke iu dhënë përgjegjësi, shtytje për ti bërë gati për sfidat e së ardhmes, respektivisht për ta udhëhequr vendin.
Faleminderim të posaçëm për kreun e AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, fillimisht, dhe kreun e AAK-së, njëherit kryeministrin, Ramush Haradinaj, për krijimin e hapësirës për veprim rinorë, dhe mbështetjen e vazhdueshme që dy liderët kanë dhën dhe vazhdojnë të japin. Rinia gjenë terren të mjaftueshëm në projektin qeverisës të kryeministrit Haradinaj. S’ka asnjë dyshim, investimi në rini është kryekëput njohje e vetëvetes, e të tashmes dhe të ardhmes së vendit. Është investim në vlera evropiane dhe ndërtim i një baze të qëndrueshme mbi të cilën ndërtohet gjithëçka shtetërore.
Duke iu faleminderuar secilin të ri për punën dhe kontributin e tij në vazhdimësi, iu bëjë thirrje që të bëhemi edhe më këmbëngulës dhe numerikisht shumë, në mënyrë që edhe rruga të jetë më e shkurt, dhe sfidat të bëhen të padukshme drejt integrimeve evropiane. Dalshim faqebardhë!