Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur i bindur se partia së cilës ai i përket në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë dikur rreth 52 për qind të votave.
Muja i ftuar në DPT të Fidani ka thënë se kjo përqdinje përfshinë edhe votat e kosovarëve që jetojnë në diasporë.
“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen, që tashmë është shumë vonë që të ndryshohet opinioni sepse ajo është trasuar në tri vitet e fundit, unë besoj se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pak më mirë se në zgjedhjet e 14 shkurtiti të vitit 2021. Unë besoj se do të ketë një margjinë më të lartë të besimit, në mënyrë siginfikante por do të jetë pak më shumë se më 14 shkurt. Unë besoj që më gjithë votat e diasporës gjendja në terren është mirë. Dikur 51-52 për qind, brenda vendit jemi 47-49 për qind.”, tha Muja, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ai tha se matja më e mirë është të dëgjosh qytetarët e Kosovës.
“Unë mendoj se matja më e mirë është në rast se e dëgjon qytetarin dhe viziton cepet e largëta të Kosovës, prej Kaçanikut në Jarinjë. Aty e vëren frymën se kah po shkon Kosova. E dyta është në kontekstin ekonomik se kah po shkon Kosova. Në tri vitet e fundit në mënyrë konsistente Lëvizja Vetëvendosje në çdo sondazh ka qenë ndërmjet 44-19.6 për qind pa votat e diasporës e cila në zgjedhjet e vitit 2021 ka qenë 6 për qind e trupit votues. Që ta kuptoni më drejt 50-51 për qindëshin që thuhet këtu, në fakt te votuesi i Kosovës ka qenë rreth 44 për qind. “, tha ai.
Muja tha se opozita në përgjithësi po tenton që të ja heq Vetëvendosjes një përqindje të vogël në mënyrë që ose të bëjnë koalicion me ta, ose të bëhet e tërë opozta dhe ta përjashtojnë VV-në.
Deputeti Muja tha se edhe partnerët e Kosovës e dinë që asnjë parti opozitare nuk përfaqëson asgjë të re.