Kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së për tërheqjen e 30% të fondeve nga Fondi Pensional.
Deputeti i LVV-së nga Mitrovica tha se nuk duhet të bëhet shprehi tërheqja e shpeshtë e mjeteve nga Trusti.
“Unë nuk isha privilegju sa i përket tërheqjes nuk është çështja a ka mundësi apo s’ka, nëse ne e bëjmë shprehi, ne nuk themi që qytetarët nuk kanë nevojë por unë pajtohem me ju që duhet eksplorojmë mënyra tjera”, ka thënë Muja.
Ai tha se momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike.
“Nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10%”, ka thënë ai.