Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka vizituar kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, të cilin e uroi për marrjen e detyrë së re.
Muja përmes një postimi në Facebook u shpreh se kjo komunë ka nevojë për shumë punë dhe është i bindur se kryetari i ri do të punojë pa dallime.
“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re.
Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm. Punë të mbarë Erden Atiq”, ka shkruar Muja.
Erden Atiq, gjatë ditës së sotme ka dhënë betimin e tij për kryetar të Komunës së Veriut, i cili u zgjodh i pari në zgjedhjet e 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore.