Goli i vetëm i shënuar nga Armend Thaqi i siguroi Gjilanit fitoren kundër Dritës, në derbin lokal që përfundoi me rezultatin minimal 1–0 shkruan Radio Star.
Trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu, para disa ditësh humbi njeriun më të afërt të tij, pasi nëna e tij ndërroi jetë. Për shkak të kësaj, Nuhiu nuk mundi të marrë pjesë në disa nga seancat e fundit stërvitore, por ishte i pranishëm sot në ndeshjen kundër Dritës.
Pas shënimit të golit, Armend Thaqi vrapoi drejt trajnerit të tij, duke e festuar bashkë me të dhe duke ia dedikuar golin. Ky gjest emocional nga kapiteni e preku thellë Nuhiun.
Gjilani arriti një fitore minimale, por shumë të rëndësishme, ndaj rivalit të saj Drita./radiostar/