Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Armend Thaqi për vazhdimin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028.
Pas bisedimeve të zhvilluara në frymë të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, palët kanë vendosur të zgjasin kontratën, duke konfirmuar vazhdimësinë e rrugëtimit të përbashkët dhe objektivave sportive të klubit në vitet e ardhshme.
Armend Thaqi do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të Sport Club Gjilanit, ndërsa klubi shpreh kënaqësinë për arritjen e këtij akordi dhe i uron futbollistit suksese të mëtejshme me fanellën kuqebardhë.
Sport Club Gjilani mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe në realizimin e objektivave sportive.

