Në Rrugën e “ Gjinollëve” në Gjilan, dje rreth orës 17:00, policia ka arrestuar një të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.
Policia gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit ka vërtetuar se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit pa licencë.
Si dëshmi materiale janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike dhe një printer.
Me vendim të prokurori të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.
KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të kontrolleve në lokalet e lojërave të fatit.