Policia e Gjilanit mbrëmë ka arrestuar 5 inspektorë komunalë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se mbrëmë është zhvilluar një aksion i madh kontrolli në lokalet e gastronomisë në Gjilan.
Si duket në krahasim me prokuroritë e tjera rajonale, ajo e Gjilanit ishte e pakompromis.
Lajmin për arrestimin e inspektorëve e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore së Gjilanit, Jetish Maloku, i cili tha se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.
“Janë arrestuar 5 inspektorë komunalë për dyshim për veprën penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’. Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Maloku
Policia e Kosovës vazhdimisht po zhvillon aksione për të monitoruar zbatimin e masave të Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.