Babai dhe mixha i 5 vjeçares me autizëm kanë rrahur mbrëmë logopedin Iljasa Fazliu. Ata ishin informuar se vajza abuzohej nga logopedi. Kishin incizuar sjelljen e tij. Kur ishin bindur se sjellja e logopedit ishte abuzive kishin shkuar në klinikën e tij. E kishin sulmuar fizikisht
Arrestimi i tyre është konfirmuar edhe përmes raportit të policisë së Kosovës.
INCIDENTET KRIMINALE SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.