Policia rajonale e Gjilanit saktësisht Sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjilan gjatë hetimit të një rasti “Dhunë në familje” mbi bazën e informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojnë një informatë lidhur me një person të dyshuar,i cili dyshohej se në shtëpinë e tij në fshatin Malishevë,Komuna Gjilan posedon armë të zjarrit pa leje valide.
Në kordinim me prokurorin e shtetit në Gjilan ,sot me datë: 21.12.2021 në orët e mbrëmjes është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
Një (1) pistolete ,,ZASTAVA’’,prodhim Jugosllavë e kalibrit 6.35 mm.
Pesëdhjetë e gjasht (56) fishek të kalibrit 6.35 mm.
Një (1) karikator i zbrazët i pistoletës.
Një (1) pushkë automatike AK-47,e kalibrit 7.62mm.
Një (1) karikator i zbrazët i pushkës automatike
Katërmbdhjetë (14) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit pas procedurav ligjore ndaj ndaj dy të dyshuarve ngritet kallëzim penal
I klasifikuar ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe rasti i referohet PTh në procedurë të rregulltë.