Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të shpejtë hetimore dhe veprimeve operacionale ka lokalizuar dhe ka arrestuar dy të dyshuar E.B. dhe A.A. (meshkuj kosovar shqiptar).
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se të njëjtit në bashkëveprim me datën 11.09.2023 në fshatin Pozheran komuna e Vitisë i kanë vënë zjarrin një objekti pronë e ankuesit. Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Zjarrvënje’’.